Lideri i opozitës thirrje Netanjahut: Vendos armëpushimin dhe rikthe pengjet në Izrael
Lideri i opozitës izraelite Yair Lapid i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanjahu që të arrijë armëpushimin dhe të realizojë shkëmbimin e pengjeve në Gazë me Hamasin, ndërtsa ka theksuar nevojën për të lënë mënjanë “çdo interes politik”.
“Sapo përfundova një takim të gjatë me Sekretarin (SHBA) (të Shtetit Antony) Blinken. Para Blinkenit u takova me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare (SHBA), Jake Sullivan, duke diskutuar situatën në shtëpi në Izrael dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe më e rëndësishmja, marrëveshjen e pengjeve” u tha Lapid gazetarëve jashtë SHBA-së.
Lapid ka qeveria duhet të bëjë gjithçka për rikthimin e pengjeve në Izrael dhe se ajo duhet të lërë mënjanë interesin politik.
“Besoj se çdo interes politik duhet të lihet mënjanë. Izraeli si komb nuk do të shërohet nëse nuk i kthejmë pengjet në shtëpi. Kjo është thelbësore për ekzistencën tonë. Mendoj se qeveria izraelite duhet të bëjë më shumë për t’i rikthyer ata në shtëpi”, shtoi ai.
Presidenti amerikan Joe Biden tha më 31 maj se Izraeli prezantoi një marrëveshje me tre faza që do t’i jepte fund armiqësive në Gazë dhe do të siguronte lirimin e pengjeve.
Plani përfshin armëpushimin, shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve, tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza, rritjen e ndihmave dhe dhënien fund të luftës.
Një propozim i paraqitur nga SHBA, Egjipti dhe Katari më 16 gusht synonte të kapërcente boshllëqet mbi shkëmbimin e të burgosurve. Por kritikët argumentojnë se kundërshtimi i Netanjahut për t’u tërhequr nga Korridori i Filadelfit, një zonë strategjike kufitare midis Gazës dhe Egjiptit, ka komplikuar marrëveshjet e mundshme të shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin.