Bota

Lideri i opozitës thirrje Netanjahut: Vendos armëpushimin dhe rikthe pengjet në Izrael

Lideri i opozitës izraelite Yair Lapid i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanjahu që të arrijë  armëpushimin dhe të realizojë shkëmbimin e pengjeve në Gazë me Hamasin, ndërtsa ka  theksuar nevojën për të lënë mënjanë “çdo interes politik”.

Sapo përfundova një takim të gjatë me Sekretarin (SHBA) (të Shtetit Antony) Blinken. Para Blinkenit u takova me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare (SHBA), Jake Sullivan, duke diskutuar situatën në shtëpi në Izrael dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe më e rëndësishmja, marrëveshjen e pengjeve” u tha Lapid gazetarëve jashtë SHBA-së.

Lapid ka qeveria duhet të bëjë gjithçka për rikthimin e pengjeve në Izrael dhe se ajo duhet të lërë mënjanë interesin politik.

 “Besoj se çdo interes politik duhet të lihet mënjanë. Izraeli si komb nuk do të shërohet nëse nuk i kthejmë pengjet në shtëpi. Kjo është thelbësore për ekzistencën tonë. Mendoj se qeveria izraelite duhet të bëjë më shumë për t’i rikthyer ata në shtëpi”, shtoi ai.

Presidenti amerikan Joe Biden tha më 31 maj se Izraeli prezantoi një marrëveshje me tre faza që do t’i jepte fund armiqësive në Gazë dhe do të siguronte lirimin e pengjeve.

Plani përfshin armëpushimin, shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve, tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza, rritjen e ndihmave dhe dhënien fund të luftës.

Një propozim ​​i paraqitur nga SHBA, Egjipti dhe Katari më 16 gusht synonte të kapërcente boshllëqet mbi shkëmbimin e të burgosurve. Por kritikët argumentojnë se kundërshtimi i Netanjahut për t’u tërhequr nga Korridori i Filadelfit, një zonë strategjike kufitare midis Gazës dhe Egjiptit, ka komplikuar marrëveshjet e mundshme të shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

6 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

6 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

7 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

7 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.