Lidhja e Dytë e Prizrenit/ Ekspozitë kushtuar Lidhjes që plotëson historinë me materiale

lidhja e dyte e prizrenit

lidhja e dyte e prizrenit

Një ekspozitë kushtuar Lidhjes së Dytë të Prizrenit u hap në Prishtinë. Ekspozita sjell fakte dhe dokumente për të mos harruar këtë ngjarje të madhe historike për kombin shqiptar.    

Lidhja e Dytë e Prizrenit e mbajtur më 1943 ishte vijimësi e zhvillimeve pararendëse historike ngase ka aktualizuar dhe riafirmuar idenë e pavdekshme kombëtare, duke u dhënë jetë konteksteve tjera historike, deklaroi Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik.

Ai shtoi se Lidhja e Dytë e Prizrenit është dëshmia më e mirë e pavdeksisë së programit kombëtar shqiptar, ku elita shqiptare e pajisur me vetëdije të qartë nacionale kishte identifikuar mundësinë e realizimit të projektit për një shtet të përbashkët dhe ruajtjen e tokave shqiptare.

“Lidhja e Dytë e Prizrenit erdhi në një kohë trazirash globale, në një fazë zhvillimet të Luftës së Dytë Botërore kur po vendoseshin faktet e kombeve”, tha ai.

Parim Kosova, anëtar i Këshillit Organizativ tha se ky organizëm kishte për qëllim zgjidhjen e çështjes shqiptare.

“Ne kujtojmë me epitet kontributin e këtyre atdhedashësve, dëshmorëve të Lidhjes së dytë të Prizrenit që nuk kursyen as jetën e tyre vetëm që të realizohet progarmi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit e cila u shoqërua edhe me një mbështetje të madhe popullore”, tha ai.

Nërsa e bija e Xhemajl Limanit, njërit prej veprimtarëve të Lidhjes së Dytë Prizrenit, Vediha Limani, tha se të gjithë duhet të jemi të angazhuar ta plotësojmë historinë me këto materiale.

“Historia nuk mund të mohohet asnjëherë, ka ardhur koha që të mobilizohemi që edhe edha ata që janë dhe do vijnë pas nesh të kenë këtë krenari që kemi ne”, tha ajo.

Kjo ekspozitë u përgatit nga Asociacioni I Gruas “Femina” dhe do të qëndrojë e hapur tri ditë me radhë në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.