Liga e Kampioneve për femra, Vllaznia pjesë e grupit 2, në gjysmëfinale përballet me ËFC Lanchkhuti

Vllaznia e vajzave njohu këtë të premte emrat e tre ekipeve rivale të raundit të parë të Ligës së Kampioneve për këtë edicion. Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës i vendosi shkodranet në grupin 2, së bashku me ËFC Lanchkhuti e Gjeorgjisë, SKN St. Pölten e Austrisë dhe Neftçi PFC e Azerbajxhanit. Në gjysmëfinale, Vllaznia e vajzave do të përballet me ËFC Lanchkhuti, ndërsa ndeshja tjetër e grupit ka rezervuar përballjen mes St. Pölten dhe Neftçi PFC. Dy fitueset e dala nga këto dy ndeshje do të luajnë një finale me njëra-tjetrën dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë. Ndeshjet gjysmëfinale të grupit do të luhen më datë 4 shtator ndërsa dy finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë do të luhen më datë 7 shtator. Mbetet për t’u përcaktuar vendi se ku do të zhvillohen katër ndeshjet e këtij grupi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.