Liga e kampioneve, Vllaznia mund Hajvalinë/ Të shtunën, finalja e grupit 7-të, Vllaznia-Valur(Islandë)

vllaznia

vllaznia

Janë luajtur ditën e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, dy ndeshjet e para eleminatore të raundit të parë të vlefshme për Ligën e Kampioneve të Europës. Në sfidën e parë të orës 12:00, kampionia e Islandës Valur Rejkjavik mundi kampionen e Turqisë Fomget Gençlik 2-1 duke siguruar e para bileten finaliste. Ndërkohë, një gjë të tillë e arriti edhe Vllaznia, e cila në ndeshjen e dytë të luajtur mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi” mundi me rezultatin 4-2 kampionen e Kosovës Hajvalia. Një ndeshje kjo e cila u transmetua ekskluzivisht nga RTSH Shkodra dhe RTSH Sport, drejtpërdrejtë nga stadiumi “Loro Boriçi”. Futbollistët kuqeblu me trajnerin Haris Lika në pankinë, debutimi i tij i parë si trajner i Vllaznisë, e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-1 falë golave të shënuar nga Gresa Berisha dhe Luçie Gjini, ndërkohë që për skuadrën kosovare shënoi Lumbardha Misini. Në pjesën e dytë vijnë edhe dy gola të tjerë për Vllazninë me autore Maria Bashka dhe Gresa Berisha, si një tjetër nga Hajvalia me autore Bardha Mahmuti duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e merituar të Vllaznisë 4-2. Pas ndeshjes, nga kampi kuqeblu janë prononcuar trajneri Haris Lika dhe presidenti Lazër Matija, ndërkohë që nga klubi kosovar Hajvalia ka folur trajneri, Musa Selimi.Ndeshjet e grupit të 7-të eleminator që po luhen në Shkodër rikthehen ditën e shtunë me dy ndeshje të tjera. Fillimisht, në orën 12:00 do të luhet ndeshja Hajvalia-Fomget e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt, ndërkohë që në orën 18:00 është dueli final, Vllaznia-Valur(Islandë) ku skuadra fituese vazhdon më tej në raundin tjetër mes 32 skuadrave më të mira Europiane.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.