Liga e Kombeve 2023 për të amputuar, Kombëtarja shqiptare luan ndeshjet e para në një turne ndërkombëtar

Kombëtarja shqiptare e të amputuarve ka debutuar në turneun ndërkombëtar të Ligës së Kombeve, që po organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci.

Kombëtarja shqiptare garon në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, ndërkohë që janë zhvilluar edhe ndeshjet e para në Dalgety Bay, Fife të Skocisë.

Shqipëria luajti ndaj Skocisë dhe Holandës, duke u mundur në të dyja sfidat nga skuadra me shumë përvojë në futbollin e të amputuarve. Sakaq, kuqezinjtë do të ndeshen me Kosovën dhe Azerbajxhanin në ditën e dytë të ndeshjeve, që do të përcaktojnë edhe renditjen përfundimtare të grupit tonë.

Kompeticioni funksionon njësoj si ai i UEFA-s dhe organizohet për herë të parë për futbollin e të amputuarve, ndërkohë që ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në katër divizione sipas renditjes së tyre. Çdo divizion përbëhet nga 4 ose 5 ekipe, të cilat do të luajnë ndeshje me sistem grumbullimi pikësh.

Skuadra e fundit në grup do të zbresë një divizion më poshtë, ndërsa skuadra që renditet e para do të ngjitet një divizion më lartë, teksa turneu i Ligës së Kombeve është një shans për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2024 për të amputuarit.

Një pjesëmarrje historike e Shqipërisë në këtë turne, ku përfaqësohet për herë të parë me Kombëtaren e të amputuarve që është krijuar pak vite me parë me mbështetjen e FSHF-së. Skuadra përgatitet prej kohësh për këtë turne, teksa ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe.

Federata Shqiptare e Futbollit është e fokusuar në përgjegjësinë sociale që loja e futbollit ka për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.

1 nga 5

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

2 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

3 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

3 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

3 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

3 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

3 hours ago

This website uses cookies.