Categories: Sport

Liga e Kombeve, Grima fton 20 futbolliste për sfidat ndaj Irlandës së Veriut e Hungarisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të nisë këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës së Veriut dhe Hungarisë. Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka shpallur edhe listën me emrat e 20 lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy sfida vendimtare për renditjen e Shqipërisë në grupin B1 të Ligës B.

Grupi ka risi në këtë grumbullim, me Vesa Paqarizin e Fortesa Berishën që i bashkohen skuadrës pas pajisjes me pasaporta shqiptare. Sakaq, rikthehet me ekipin edhe Esi Lufo, e cila është transferuar në ekipin e Rivers FC në Kanada. Ndërkaq, pjesa tjetër e lojtareve të grumbulluara nuk ndryshon.

Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet të hënën e 27 nëntorit në Tiranë dhe do të zhvillojë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Më 1 dhjetor, vajzat kuqezi do të përballen me Irlandën e Veriut në stadiumin “Air Albania” në ora 17:00. Sakaq, me 5 dhjetor do të luajë ndeshjen e fundit në grup, ndaj Hungarisë në transfertë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Hidegkuti Nándor” në ora 17:00.

Më poshtë, edhe lista e plotë me emrat e 20 lojtareve të grumbulluara për ndeshjen me Irlandën e Veriut dhe Hungarinë: 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

1 day ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

1 day ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

1 day ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

1 day ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

1 day ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

1 day ago

This website uses cookies.