Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Ligën ne Kombeve që do t’i luajë që të dyja në transfertë, ndaj Çekisë fillimisht në stadiumin Epet Arena, me 11 tetor, ora 20:45 dhe më pas ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Mikheil Meskhi” më 14 tetor, ora 18:00. Në seancën e së hënës e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, prezent ishin Strakosha, Kastrati, Sherri, Mihaj, Mitaj Ajeti, Hadroj Pajaziti, Ramadani, Hysaj, Balliu, Seferi, Kumbulla Uzuni, Ismajli Daku, Asllani, Abrashi, Asani dhe Muçi, ndërkohë që në mbrëmje me grupin janë bashkuar edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami. Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, ndërsa lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore. Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19. Ndërkohë, kuqezinjtë kanë mësuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në sfidën e Nations League midis Çekisë dhe Shqipërisë, që do të luhet në “Epet Arena” të Pragës në 11 tetor. Një skuadër gjyqtarësh francez do të arbitrojë këtë takim të kuqezinjve. Benoit Bastien do të jetë abitri kryesor i ndeshjes, ndërsa Hicham Zakrani dhe Aurélien Berthomieu do të jenë asistentët e tij. Gjyqtar i katërt do të jetë Thomas Leonard.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.