Liga e Kombeve, mision i pamundur

Shqiperia ne futboll per femra

Shqiperia ne futboll per femra

Shqipëria në futboll për femra në të parën pjesëmarrje në Ligën e Kombeve ishte një mision i pamundur. Vetëm një pikë në gjashtë ndeshje, dy gola të shënuar dhe 18 të pësuar, teksa e gjithë paraqitja ishte zhgënjyese. Një skuadër, e cila ra “viktimë” e sulmeve të kundërshtarit, teksa në një 90 minutësh gjithkush mund të bënte çfarë të donte.

Humbja e së martës në “Hidegkuti Nandor Stadium” të Budapestit ndaj Hungarisë ishte vetëm akti i fundit i këtyre kualifikueseve, atje ku Shqipëria zyrtarizoi rënien në Ligën C. 0-6 në Budapest një rezultat që përsëritet pas shtatë vitesh, kur Hungaria më 1 prill 2016, kjo në ndeshjen e parë të Armir Grimës në krye të stolit kuqezi, pat fituar me të njëjtin rezultat.

Barazimi më 22 shtator në Shkodër ndaj Hungarisë, kjo me golin e Qëndresa Krasniqit, krijoi përshtypjen që kishim mundësinë për të bërë mirë. Madje katër ditë më vonë kemi humbur një ndeshje në Belfast, që edhe mund ta barazonim. Por 1-5 në Dublin, goli i Megi Doçit, 0-1 me Irlandën në Shkodër, 0-4 me Irlandën e Veriut në Arenën Kombëtare dhe 0-6 me Hungarinë vërtetuan të kundërtën. Edhe atëherë kur krijojmë rastet nuk dimë t’i shënojmë. Shembulli më konkret Fortesa Berisha me dy raste të pastra të humbura ndaj Irlandës së Veriut dhe Hungarisë.

Në tërësi një vit zhgënjyes, teksa në shtatë ndeshje të luajtura janë vetëm një fitore, një barazim dhe pesë humbje. Që do të thotë se ndoshta kombëtarja e të rriturave duhet rindërtuar nga e para.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.