Liga e Konferencës është në prag të startit të raundit të Play-off. Një duel që vjen mes skuadrave të renditura të dyta në fazën e grupeve me ekipet e klasifikuara në vendin e tretë, kjo po në fazën e grupeve, në Ligën e Europës.
Ndër duelet më interesante mund të konsiderohet përplasja Union Seint-Gilua me Eintrahtin e Frankfurtit, apo Real Betis me Dinamo Zagreb. Ndërkohë Shturmi i Gracit do të përballet me Slovan Bratislavën e po kështu Serveti me Ludogorets, Ajaksi me Bodo Glim, Olimpiakos me Ferencvarosh, Molde me Legia Varshavë dhe Makabi Haifa me Gent.
Ndeshjet luhen më 15 dhe 22 shkurt, ndërsa më 23 shkurt do të hidhet shorti për 1/8 e finaleve, atje ku do të bashkohen kryesuesit e grupeve të Ligës së Konferencës, që janë Lilë, Makabi Tel-Aviv, Viktoria Plzen, Klub Bryzh, Aston Vila, Fiorentina, Paok dhe Fenerbahçe. Sakaq ndeshjet e para të Play-off të Ligës së Konferencës do të kenë dhe “bilbilin” shqiptar Enea Jorgji, i cili do të jetë në sfidën Molde – Legia Varshavë. Finalja e Ligës së Konferencës do të luhet më 29 maj në Athinë në stadiumin “Agia Sofia”, kurse fituese në fuqi është Uest Hem.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.