Muci
Edhe veprimtaria e 3-të e klubeve të kontinentit, Liga e Konferencës, ka mbyllur të enjten fazën e ndeshjeve në grupe, teksa janë luajtur të mërkurën takimet e fundit të të 8 grupeve të saj, të cilat kanë përcaktuar edhe skuadrat që marrin vendin e parë dhe shmangin një tur, por edhe ato të vendit të dytë, që shkojnë në “play-off” me 8 të eliminuarat nga Liga e Evropës, por edhe dy skuadrat që eliminohet nga Evropa.
Dhe skuadra e futbollistit shqiptar, Legia e Varshavës, është kualifikuar si e dyta në grupin E, pasi ka fituar me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj AZ Alkmarit. Futbollisti kuqezi e ka nisur si titullar këtë takim, duke u zëvendësuar vetëm në minutën e 37-të, teksa skuadra e tij e mbylli në epërsi minimale pjesën e parë, falë golit të shënuar nga Ribeiro në të 34-tën minutë. 9 minuta para fundit, skuadra polake gjen edhe golin e dytë, me anë të Kramerit, duke vulosur fitoren 2-0 dhe bashkë me të edhe vendin në turin tjetër të Ligës së Konferencës.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.