Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll / Vllaznia e meshkujve humbet me Partizanin dhe eleminohet në grup
Vllaznia e volejbollit të meshkujve nuk ia del për të kaluar grupin eleminator të Ligës “Gjergj Kastrioti”. Veprimtaria mbarëkombëtare e volejbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës ka mbyllur zyrtarisht fazën e grupeve me takimin e fundit të vlefshëm për grupin A të meshkujve, atë midis Partizanit dhe Vllaznisë. Takimi që u luajt në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ka përballur një Partizani kryesues të grupit që e kishte siguruar kualifikuar, ndërsa Vllaznia, edhe sikur ta fitonte këtë takim 3-0 apo 3-1, do të barazohej me pikë me Ferizajn, rivalitetin e kishte me skuadrën nga Kosova, Ferizaj. Megjithatë, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, të cilët tre ditë më parë kishin sfiduar Erzenin për kampionat në një superndeshje të zhvilluar në “Qazim Dervishi” e kishin vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Pas një seti të parë, ku të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri e fituan me shifrat 25 me 18, seti i dytë ka qënë më luftaraku dhe padyshim më i bukuri i krejt ndeshjes. Vllaznia me në krye kapitenin Nikolin Qafarena lufton fort duke u shpërblyer disa herë me marrjen e avantazhit, por Partizani barazon duke bërë që në kryesim të jetë, herë njëra dhe herë skuadra tjetër. Në pikët deçizice, është Partizani që tregohet më i saktë duke e fituar këtë set 25-23. Me avantazhin e Partizanit 2 me 0, vendasit janë më afër fitores të krejt ndeshjes, ndërsa Vllaznia këmbëngul për të rihapur takimin. Rivaliteti në këtë set të tretë ka shkuar deri tek pika e 21-të, aty ku Partizani shkëputet duke fituar 25-21 dhe të gjithë ndeshjen, 3-0. Tashmë përqëndrimi i Vllaznisë së volejbollit meshkuj është tek kampionati shqiptar, ku pas javës së dhjetë është në vendin e katërt me 20 pikë, aq sa ka edhe Tirana e vendit të tretë. Erzeni, me një pikë më shumë është në vendin e dytë, ndërkohë, në krye është Partizani me 30 pikë.