Ligjëratë me vlerë në xhaminë e Parrucës – Aktivitet me temë: “Shërimi sipas Kur’anit dhe Traditës Profetike”
Myftinia Shkodër ka organizuar në xhaminë e Parrucës aktivitetin me temë: “Shërimi sipas Kur’anit dhe Traditës Profetike”, ku i ftuar special ishte Shejkh Halid El-Hibshi nga Arabia Saudite.
Në fjalën e tij , Shejkh Halid El-Hibshi, theksoi ndikimin dhe vlerën e madhe që ka shërimi përmes ajeteve kur’anore dhe haditheve të Pejgamberit (a.s) , duke sjellë shembuj praktik nga eksperienca e tij shumëvjeçare në fushën e rukjes, shërimit fetar.
Ky aktivitet ishte pjesë e në serie të ligjëratave edukative, që Shejkhu i nderuar po mban në vendin tonë dhe që synojnë të ndriçojnë besimtarët mbi rëndësinë e shërimit shpirtëror dhe fizik, sipas udhëzimeve islame.