Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaron se ligjin i ri për Inspektimet në Republikën e Shqipërisë i miratuar pasmesnate me 74 vota pro në Kuvend do të sjellë ndryshime thelbësore në reformimin e procesit e inspektimit për të lehtësuar e barrën e biznesit dhe garantuar produkte të sigurta, mjedis më të pastër dhe kushte pune më të mira për të gjithë.
Ibrahimaj thekson se ligji ka në thelb të tij konsolidimin e inspektorateve për të shmangur mbivendosjen e funksioneve dhe për të përmirësuar përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore.
“Për herë të parë, paralajmërimi do të jetë masa kryesore administrative, duke u përqëndruar më shumë në parandalimin e shkeljeve sesa në ndëshkimin me gjoba”, deklaron ministrja.
Një tjetër risi, vijon Ibrahimaj është modernizimi i proceseve të inspektimit përmes përdorimit të sistemeve të përzgjedhjes së subjekteve me bazë riskun. Bizneset që kanë sjellje të rregullt do të inspektohen më rrallë, duke ulur ndërhyrjet e panevojshme. Do të krijohet një databazë e integruar, ku subjektet do të kenë një skedë individuale dhe do të kategorizohen sipas riskut të tyre.
Gjithashtu, ministrja bën me dije se projektligji përfshin gjithashtu garantimin e një procesi të pavarur ankimimi, duke larguar shqyrtimin e ankesave nga inspektoratet përkatëse dhe vendosur pranë Inspektoratit Qendror. Komisioni i Shqyrtimit të Ankimit do të ketë një përbërje shumëpalëshe, duke përfshirë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit
Ibrahimaj nënvizon se do të krijohet Bordi i Inspektimeve, një organ kolegjial që do të koordinojë dhe harmonizojë politikat dhe standardet e inspektimeve në nivel kombëtar, duke garantuar një sistem më efikas dhe transparent inspektimi.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.