Ligji për “agjentët e huaj” në Republikën Serpska, tërhiqet nga rendi i ditës në Asamblenë Kombëtare
Ligji për “agjentët e huaj”, që parashikon regjistrim të veçantë dhe aktivitetin e punës së organizatave jofitmprurëse, në Republiken Serpska,u terhoq nga debati në Asamblenë Kombëtare të saj.
Ligji u paraqit nga Milorad Dodik, në vitin 2022, presidenti prorus i Republikës Serpska, dhe udhëheqësi i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD),që është nën sanksione nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për veprime antikushtetuese.
Ligji përkufizonte si “agjentë të ndikimit të huaj” organizatat jofitimprurëse që ndihmojnë subjektet e huaja dhe që merren me veprime politike, ose aktivitete politike, të cilat ndikojnë në opinionin publik dhe ato që shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Sërpska – entitetit të Bosnje e Hercegovinës.
Kuvendi Kombëtar i Republikës Sërpska e miratoi draftin e këtij ligji më 28 shtator të vitit të kaluar. Miratimi nuk u prit aspak mirë dhe hasi në një sërë kritikash nga publiku, sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare.
Radio Evropa e Lirë, pas hulumtimesh gjeti se ligji ishte i përafërt me atë rus, për agjentët e huaj nga viti 2012. Ajo solli edhe reagimin e ambasadës amerikane për moszbatim, pasi sipas saj, do të shkelte në mënyrë drastike të drejtat dhe liritë e njerëzve që jetojnë në Republikën Sërpska.
Tërheqjen e projektligjit nga rendi i ditës e kërkoi përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë pasi siç u shpreh ai, “ka për qëllim të heshtë dhe të frikësojë civilët dhe organizatat e shoqërise”.