Ligji për hotelet luksoze, Majko abstenon draftin. Opozita: Dëmton konkurrencën

Majko abstenon draftin

Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi Klosi, për shtyrjen deri në dhjetor 2026 të afatit të përjashtimit nga tatimi për hotelet luksoze me 4 dhe 5 yje.

Ndryshimet ligjore të propozuara u shoqëruan me debate mes pozitës dhe opozitës, por mosdakordësi pati edhe mes deputetëve të Partisë Socialiste.

Për deputetin Majko, shtyrja e afatit është e pakuptimtë.

Pse e sillni përsëri për një shtyrje dy- apo pesëvjeçare, siç thatë? Industria jonë e turizmit bazohet në hotele me 3 yje e poshtë, ku unë jam frekuentues i rregullt. Shpresoj që ju të kuptoni që unë do të abstenoj për propozimin tuaj,” u shpreh z. Majko.

Dua t’ju kujtoj që vetëm 12 muajt e fundit nga deputetë të veçantë të Partisë Socialiste janë depozituar projektligje me efekte shumë të rëndësishme në buxhetin e shtetit, por edhe në konkurrueshmëri,” deklaroi deputetja demokrate, Dhurata Çupi.

Ndërkohe për ish-ministrin Blendi Klosi, ndryshimet e propozuara do të sjellin efekte edhe në afrimin e shqiptarëve, të cilët punojnë jashtë vendit.

22 struktura do të operojnë në nivelin më të lartë të turizmit dhe shumë të tjera do e ndjekin këtë linjë duke rritur pagat në sektor, duke pasur menaxhim me standarde të njëjta si në gjithë Europën. Ky sektor po bëhet një magnet për të kthyer me dhjetëra e qindra shqiptarë që kanë eksperienca të ngjashme,” tha z. Klosi.

Në përfundim, edhe pse me dy vota kundër dhe dy abstenime, projektligji mori miratimin e Komisionit të Ligjeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.