Ligji për lojrat e fatit/ Deputetë të majtë e të djathtë pro: Fitimet të shkojnë në buxhet
Me debate është zhvilluar diskutimi i projektligjt për lojrat e fatit në Komisionin e Ekonomisë ku të pranishëm ishin grupet e interesit. Ish-Kryetari i shoqatës së basteve Artan Shyti u shpreh se ligji ka problematika.
“Pse në këtë ligj, kompanitë që ishin e ndjejnë veten të penalizuar duke ju thënë që ju nuk mund ta bëni këtë aktivitet po nuk patët një partner ndërkombëtar. Dyshimi ynë është shumë i fortë që nëse nuk hyjnë kompanitë që ishin do dështojë ky proces”, deklaroi Shyti.
Për deputetin Dhashamir Shehi të ardhurat e ketij aktiviteti duhet te kontriboje me shume ne buxhetin e shtetit.
“Po legalizojmë nje ves. Çfarë mund të marrim maksimalisht prej kësaj punës së vesit? Ajo shifra që mund të jetë, të jetë e rëndësishme që ja vlen që shteti dhe shoqëria të bëjnë sikur po rregullojnë një sistem kultural“, u shpreh Shehi.
Socialisti Erion Braçe u shpreh se krimi ka patur në dorë këtë aktivitet.
“Për vite të tëra me radhë, këtë aktivitet e ka patur në dorë krimi. Ju mund të vazhdoni të thoni jo pafund e me radhë, por unë dhe disa njerëz të tjerëq që janë në këtë komision, e dinë mirë se ccfarë kanë hequr nga burgu e deri nga zgëqet e Tiranës dhe Shqipërisë, nga telefonat, mesazhet duke kërcënuar kalamaj e shpi. Sepse po su bë me këta, do vazhdoj të ekzistoj paligjshmëria?“, tha Braçe.
Grupet e interesit kanë kërkuar edhe që një pjesë e të ardhurave përveç sportit të shkojë edhe për shëndetësinë në mbrojtjen sociale për të minimizuar dëmet që mund të vijnë nga ushtrimi i basteve të lojërave të fatit.