Ligji për mjekët e rinj, Klubi Parlamentar për të Rinjtë dëgjesë me studentët
Klubi Parlamentar për të Rinjtë zhvilluan këtë të martë (14 maj) në Kryesinë e Kuvendit një seancë dëgjimore me studentë të Universitetit të Mjekësisë.
Gjatë mbledhjes, studentët ngritën disa shqetësime, kryesisht me specializimin e tyre dhe trajtimin financiar. Ata kërkuan kushte më të mira pune dhe paga më të larta, si mënyra më e mirë për të ndaluar largimin e tyre nga vendi.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se studentë që mbarojnë specializimin, mund të punojnë aty ku ka nevojë tregu.
“Këta studentë të cilët vendosin që pas mbarimit të specializimit do të shërbejnë aty ku ne kem I nevojë. Ata marrin pagesën që është”, tha Rakacolli.
Aktualisht, ligji për studentët e mjekësisë është në konsultim publik pasi disa muaj më parë, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë, që i detyronte këta të fundit që për 5 vite, pas diplomimit të mos largohen për të punuar jashtë vendit.