Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë: Rimendojeni, do ndikojë keq në mbrojtjen e refugjatëve

Dy zyrtarë të lartë të OKB-së i kanë bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të anulojë planin e saj për të zhvendosur azilkërkuesit në Ruanda.

Në një deklaratë të përbashkët, dy komisionerët e lartë të OKB-së, Filippo Grandi dhe Volker Turk, thonë se politika do të ketë një ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Grandi thotë se mbrojtja e azilkërkuesve kërkon që të gjitha vendet të respektojnë detyrimet e tyre. Por marrëveshja e Mbretërisë së Bashkuar “kërkon të zhvendosë përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve, duke minuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke vendosur një precedent shqetësues global”, thotë ai në deklaratë.

Parlamenti britanik ka miratuar projektligjin e kryeministrit Rishi Sunak, pas një seance natën vonë dhe disa muaj debatesh. Projektligji përcakton Ruandën një vend të sigurt dhe është një pjesë kyçe e planeve të qeverisë për të dërguar disa azilkërkues atje.

Ai u kritikua ashpër nga partitë opozitare dhe grupet e të drejtave, por pas disa debatesh, Lordët hoqën dorë nga kundërshtimet e tyre./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.