Dy zyrtarë të lartë të OKB-së i kanë bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të anulojë planin e saj për të zhvendosur azilkërkuesit në Ruanda.
Në një deklaratë të përbashkët, dy komisionerët e lartë të OKB-së, Filippo Grandi dhe Volker Turk, thonë se politika do të ketë një ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtave të njeriut në mbarë botën.
Grandi thotë se mbrojtja e azilkërkuesve kërkon që të gjitha vendet të respektojnë detyrimet e tyre. Por marrëveshja e Mbretërisë së Bashkuar “kërkon të zhvendosë përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve, duke minuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke vendosur një precedent shqetësues global”, thotë ai në deklaratë.
Parlamenti britanik ka miratuar projektligjin e kryeministrit Rishi Sunak, pas një seance natën vonë dhe disa muaj debatesh. Projektligji përcakton Ruandën një vend të sigurt dhe është një pjesë kyçe e planeve të qeverisë për të dërguar disa azilkërkues atje.
Ai u kritikua ashpër nga partitë opozitare dhe grupet e të drejtave, por pas disa debatesh, Lordët hoqën dorë nga kundërshtimet e tyre./ BBC
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…
Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…
Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…
This website uses cookies.