Ligji/ Studentët e mjekësisë vijojnë protestat, prej një jave bojkot mësimit
Prej nisjes së vitit të ri akademik 2023-2024, studentët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë kundër ligjit që i detyron ata të punojnë në Shqipëri me qëllim tërheqjen e diplomës.
Edhe këtë të premte, studentët e viteve të ndryshme të Universitetit të Mjekësisë kanë dalë në protestë duke kundërshtuar ligjin e duke e konsideruar atë si të padrejtë.
Studentët janë shprehur se do të procedojnë me hapin ligjor, për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Kujtojmë se Qeveria mori më 5 korrik vendimin në lidhje me diplomimin e studentëve të mjekësisë. Sipas ligjit, studentët e vitit të parë të Universitetit të Mjekësisë, që të pajisen me diplomë, do u duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, dhe më pas mund të bëjnë tërheqjen e diplomës.
Ndërsa studentëve nga viti i dytë në të gjashtin, do u duhet që të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojë: përkatësisht studentët nga viti i dytë në të katërtin, tre vite punë në Shqipëri para diplomimit; dhe studentët e vitit të pestë dhe të gjatë të Mjekësisë, 2 vite punë me qëllim diplomimin.