Lihet në burg ish-polici Henerigert Mitri – Komunikonte në SKY, favorizonte aktivitetin kriminal të Gjokës
Gjykata e Posaçme la në burg ish drejtorin e Policisë së Lezhës Henerigert Mitrin që figoron në bisedat e koduara të Sky ECC me grupin e Pëllumb Gjokës dhe që favorizonte aktivitetin Kriminal të tyre. Mitri doli para gjykatës pas katër muajsh në arrati dhe në seancë bashkë me avokatin mbrojtës nuk dhanë sqarime duke kërkuar kohë të njihen me dosjen ndërsa lajmëruan se do të apelojnë vendimin në Apelin e GJKKO-së.
Në bisedat në Sky- ECC, Mitri del se u linte rrugë të lirë kultivuesve të kanabisit të kultivonin parcelat. Ish drejtori I policisë në Lezhë pasi merrte informacionin nga Guardia di Finanza të kontrolleve nga ajri, lajmëronte kultivuesit të cilët më pas merrnin masat.
Mitri po ashtu lejoi një kazino të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar më parë në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, të cilën e kishte në Lezhë dhe që e mbante jashtë rregullave të ligjit.
Në operacionin Revanshi, SPAK goditi 7 grupe kriminale me 50 urdhër arreste, dhe zbardhi disa ngjarje të rënda mes tyre vrasje të viteve të fundit në vendin tonë.
Pjesë e këtyre grupeve kriminale ishin edhe dy efektivë të RENEA-s.