Lajme

Lihet në burg Lulzim Rakaj – 38-vjeçari: Qëllova për vetëmbrojtje, shkova për t’u sqaruar, sepse më rrahën nipin

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin Lulzim Rakaj, i akuzuar për plagosjen e dy personave në Malësinë e Madhe, ngjarje e ndodhur më 15 shtator.Pala mbrojtëse ka kërkuar masë sigurie më të lehtë, por kjo është refuzuar nga gjyqtari Albert Keraj. Në seancë, Rakaj ka deklaruar se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi dyshonte se dy të plagosurit kishin armë.Këtë variant Rakaj kishte deklaruar edhe gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit. Ai ka thënë se kishte shkuar për t’u sqaruar me dy personat që plagosi pasi ata disa ditë më parë i kishin rrahur nipin.Rakaj  sqaron se ka pasur një debat mes tyre dhe tregon se ka nxjerrë armën pasi dyshonte se ishin të armatosur. Mëngjesin e së dielës, Lulzim Rakaj qëlloi me pistoletë dhe plagosi Besmir Çofin dhe Avenir Hasanajn, të cilët u dërguan në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Autori u largua më pas nga vendngjarja për t’u arrestuar disa orë më pas nga forcat speciale, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Arma e zjarrit tip pistoletë nuk është gjetur ende dhe policia po punon për ta gjetur dhe sekuestruar si provë. Lulzim Rakaj në vitin 2004 ka vrarë shtetasin Kolë Gjokaj duke u hakmarrë për babain e tij të vrarë nga vëllai i Kolë Gjokaj më përpara. Pas afro 15 vitesh burg Lulzim Rakaj u lirua duke u përfshirë në këtë tenativë vrasje me dy të plagosur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

14 minutes ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

16 minutes ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

20 minutes ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

1 hour ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

1 hour ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

2 hours ago

This website uses cookies.