Lihet në detyrim paraqitje vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Gjykata e Lezhës: Arrestimi ishte i paligjshëm

Gjykata e Lezhës ka lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” Armando Ndrecën, vëllai i deputetit Eduard Ndreca, i cili u arrestua pas zbulimit të stanit të kthyer në “shtëpi bari” në Lezhë.
Gjykata e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e tij, me arsyetimin se nuk ka prova për përfshirjen e tij në këtë veprimtari. Ndërsa për Armel Nikdukajn dhe Elvis Shpellzain, të cilët u gjetën në stan, Gjykata vendosi “arrest në burg”.
Ata u arrestuan më 11 prill në fshatin Kashnjet të Lezhës, ndërsa në stan ishin mbjellë 2973 bimë kanabis i cili rritej me llamba.