Lija tek qentë, Bashkia Shkodër merr masat për menaxhimin e sëmundjes

Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e sëmundjes së lijës tek qentë që ka prekur disa qytete të vendit mes të cilave edhe Shkodrën. Në lidhje më këtë situatë të krijuar, drejtori i Bujqësisë, Sokol Malaj, është shprehur se gjithçka po menaxhohet,  ndërkohë që ai i ka bërë thirrje të gjithë banorëve që disponojnë qen që të kryejnë kontrollet pranë veterinerëve dhe t’i ruajnë kafshët edhe nga temperaturat e larta që po kalon vendi ynë.

Siç u shpreh edhe Malaj, Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e kësaj situate pranë strehëzave që menaxhohen nga ajo. Drejtori i Bujqësisë,  Sokol Malaj, ka pranuar se ka pasur disa humbje të qenve pranë strehëzave të Bashkisë Shkodër, ndërkohë që bën apel ndaj të gjithë poseduesve të qenve që t’i drejtohen specialistëve për çdo situatë që mund të shfaqet pranë këtyre kafshëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.