Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e sëmundjes së lijës tek qentë që ka prekur disa qytete të vendit mes të cilave edhe Shkodrën. Në lidhje më këtë situatë të krijuar, drejtori i Bujqësisë, Sokol Malaj, është shprehur se gjithçka po menaxhohet, ndërkohë që ai i ka bërë thirrje të gjithë banorëve që disponojnë qen që të kryejnë kontrollet pranë veterinerëve dhe t’i ruajnë kafshët edhe nga temperaturat e larta që po kalon vendi ynë.
Siç u shpreh edhe Malaj, Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e kësaj situate pranë strehëzave që menaxhohen nga ajo. Drejtori i Bujqësisë, Sokol Malaj, ka pranuar se ka pasur disa humbje të qenve pranë strehëzave të Bashkisë Shkodër, ndërkohë që bën apel ndaj të gjithë poseduesve të qenve që t’i drejtohen specialistëve për çdo situatë që mund të shfaqet pranë këtyre kafshëve.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.