Lind bebja me peshën më të madhe në 10 vite, mjekja: Ndër bebet më të mëdhenj, është një djalë pas tre vajzave

Një bebe me peshë 6.150 gr erdhi në jetë një ditë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Në një lidhje me Skype me studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSh 1, mjekja specializante Ersilda Dedja u shpreh se në evidencat botërore, fëmijë me peshën më të madhe që janë pritur në rrugë natyrale ka qenë para 1 viti në Kanada, ka qenë një bebe me peshën 6.8 kilogramë.
Dedja tha gjithashtu se bebja e lindur është ndër bebet më të mëdhenj që ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Gerdalinë”. Mjekja theksoi se foshnja ishte një djalë i cili ka lindur pas tre vajzave.
“Në evidencat botërore, fëmijë me peshën më të madhe që janë pritur në rruge natyrale ka qenë para 1 viti në Kanada, ka qenë një bebe me peshën 6.8 kilogramë. Ndërsa bebi më i madh i regjistruar deri më sot është një bebe me peshë rreth 10 kile i cili është dhe në Rekordet Guinness. Por në Shqipëri në vitet që ne jemi pjesë e maternitetit “Mbretëresha Gerdalinë” është ndër bebet më të mëdhenj dhe bebja është një djalë pas tre vajzave”, u shpreh mjekja specializante Ersilda Dedja.