Lindi foshnjën në ambulancë, mjekja: Jemi të përgatitur për këto raste por lindje të tilla nuk janë të lehta

Një grua nga Lezha ka sjellë në jetë fëmijën në ambulancë. Teksa ishte duke u transportuar për në spitalin Shkodrës nëna e re solli në jetë foshnjën e saj.

Për të folur mbi këtë temë në një lidhje me Skype me studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH 1, Blerina Haxhia me profesion mami u shpreh se nëna ishte e frikësuar kur e mendonte që do të lindte në ambulancë.

Haxhia theksoi gjithashtu se lindja në një vend të tillë si ambulanca nuk është e thjeshtë sepse ka vështirësi, lindja normale ka komplikacione.

Ne ishim në turnin e natës dhe na lajmëroi urgjenca madhore, për një grua që gjendej midis Mabës dhe Bushatit që po lind në makinë. Menjëherë morëm mjetet e duhura, sepse nuk është hera e parë që ndodhin urgjenca të tilla dhe jemi pak a shumë të përgatitur. Guraja ishte nisur me familjarët e saj për të lindur në Shkodër sepse edhe 3 lindjet e tjera i kishte bërë atje. Ky ishte fëmija i katër dhe ka lindur pas 3 djemve, vajzën. Makina e bashkëshortit kishte pësuar defekt në rrugë dhe kishin mbetur përball një lokali. Kur arritëm gruaja ishte afër lindjes, e morëm në ambulance me shpresë që lindjen ta kryenim në maternitet por lindja u krye brenda në ambulancë. Vështirësisë ka sepse kushtet nuk janë, pastaj dihet çfarë komplikacionesh mund të ketë një lindje normale.  Gruaja ishte e frikësuar sepse ishte diçka e pazakontë. Të nxjerrësh një jetë të re është emocionuese edhe kur e pret në sallën e lindjes, koincidencë ishte sepse atë dite unë bëja 19 vite punë karrierë si mami dhe ishte emocion për mua dhe padyshim nëna më falënderoi”, u shpreh mamia Blerina Haxhia.

Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.