Lindita Nikolla në Panairin e Librit: Lajm i mirë pjesëmarrja e lartë e të rinjve që blejnë libra
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka vizituar Panairin e Librit në edicionin e 26 të tij. Ajo është shoqëruar në vizitat e saj nëpër stendat e panairit nga kryetari i Shoqatës së botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Nikolla shkruan me plot mbresa të bukura nga takimet e bisedat me organizatorët, përfaqësues të Shoqatës së Botuesve, botues, autorë dhe lexues, midis të cilëve mjaft vajza e djem të rinj, nxënës të shkollave.
Në një prononcim për median, Nikolla tha se, sipas botuesve ky vit ka pasur një organizim më të mirë dhe një pjesëmarrje më të lartë nga lexuesit.