Lindja e Mesme – Sulme të reja në Pakistan, huthit godasin anijen greke
Vala e dhunës vazhdon të përhapet në Lindjen e Mesme, ku Irani ka lëshuar një seri raketash në territorin pakistanez ndaj atyre që Teherani i konsideron “baza militante”.
Ministria e Jashtme e Pakistanit njoftoi se dy fëmijë u vranë dhe tre persona u plagosën nga goditja e fundit “ilegale”. Islamabadi thirri diplomatin përfaqësues të Iranit për t’i thënë se “hapësira ajrore e vendit u shkel në mënyrë të paprovokuar”.
Sulmi i fundit erdhi më pak se një ditë pasi raketat iraniane goditën territore në Siri dhe Irak, ngjarje që raportohen si hakmarrje ndaj grupeve të cilat më 3 janar aktivizuan kamikazë me bomba në qytetin e Kermanit, ku 80 iranianë humbën jetën.
Dhe konfliktet vazhdojnë të marrin hov në rajon.
Rebelët huthi, nga ana tjetër, duke dalë në solidaritet me palestinezët e Gazës, kryen të tjera sulme në Detin e Kuq njëkohësisht me SHBA-në, që iu kundërpërgjigj huthive.
Nga këto përplasje e pësoi të martën edhe një anije transportuese greke, e cila u godit me raketë në bregun e Jemenit duke iu drejtuar Kanalit të Suezit. Zyrtarët grekë thanë se mjeti po lundronte nga Vietnami në Izrael dhe mori vetëm dëme materiale.
Mediet amerikane raportuan se të mërkurën Uashingtoni pritet të shpallë huthit si një lëvizje terroriste globale. /The Guardian