Lajme

Lindja me këmbë të shtrembra, mjekët: Mos abortoni foshnjat, është e trajtueshme

Rruga e prindërimit është unike për secilin, por për këtë nënë të re sfidat me foshnjën e saj kanë nisur që kur ajo mësoi se do të lindte një fëmijë me çrregullimin kongjenital të këmbëve, që mund t’i pamundësonte asaj ecjen.

Vajza ime është diagnostikuar me ‘pes equinovarus’. Unë e kam zbuluar që kur isha shtatzënë në ekon morfologjike. Normalisht është një problem i lindur, pra nuk është si të gjithë bebet e tjera, por thjesht tendina bën që këmbët të jenë nga brenda, por që rregullohet,” thotë Eglantina Baku.

Ndodh jo rrallë që kur nënat e mësojnë këtë fakt që në ekon morfologjike, ato e braktisin foshnjën duke e abortuar, por për Eglantinën kjo ishte largmendsh.

Nuk e kam menduar në asnjë moment abortin, edhe pse frika, pikëpyetjet në kokë ishin normalisht. Pasi e mora vesh se çfarë diagnoze ishte dhe çfarë problemi kishte fëmija, absolutisht isha më e qetë.

“Pes equinovarus”, i njohur ndryshe si shtrembërimi i shputave të këmbëve nga brenda, sipas mjekëve të spitalit të traumës është i shpeshtë. Foshnja është në javën e katërt të trajtimit dhe këmbët e saj të njoma futen çdo javë në gjips, procedurë kjo që do të zgjasë tre muaj.

Afërsisht kemi 100 raste në vit me këtë deformim të lindur. Kërkon çdo javë një trajtim me allçi dhe ndonjëherë kërkon edhe ndërhyrje të vogël për zgjatjen e tendinës së Akilit. Në përgjithësi shkojnë shumë mirë si raste. Është një deformim që për fat të mirë trajtohet shumë mirë dhe nuk lë asnjë pasojë,” siguron Edvin Selmani, ortoped në Spitalin Universitar të Traumës.

Teknologjia trajtimit është bashkëkohore dhe rastet janë gjithmonë të suksesshme.

Vijnë të porsalindur tek ne. I trajtojmë për një periudhë tremujore sipas metodës ‘ponsete’ që ka një rezultat shumë të mirë. Në Spitalin Universitar të Traumës ka teknika dhe procedura, që realizohen në çdo vend të botës. Fëmijët kthehen drejt normalitetit. Vajzat për t’i bërë balerina dhe çunat sportistë,” shprehet Arben Gjoni, teknik i gjipsimit në Spitalin Universitar të Traumës.

Pas Eglantinës një tjetër nënë priste radhën me foshnjën e saj për të njëjtin trajtim, po mjekët kanë një apel për prindërit e rinj.

Të mos tentojnë të bëjnë abort, sepse është një deformim plotësisht i korrigjueshëm dhe pasi të lindë fëmija duhet të paraqiten menjëherë tek ne për të filluar trajtimin sa më herët, që në ditët e para të lindjes,” thotë Dr. Selmani.

Nuk ka arsye për abortim. Nuk ka arsye që mamatë të shqetësohen. Ta shijojnë shtatzaninë. Është diçka që rregullohet. Shyqyr që kemi profesionistët që bëjnë punën e atillë që ne të jemi të qeta,” shton Eglantina.

Mendohet se dëmtimet gjenetike në strukturat e ligamenteve e shkaktojnë këtë deformim muskulo-skeletor. Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet herët, personi e ka të pamundur të ecë.

Sëmundja është më e zakonshme tek djemtë se tek vajzat.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Tri ditë nga mbyllja e afatit për të aplikuar

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj i bëri apel fermerëve të aplikojnë në…

23 mins ago

Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, liderët botëror mesazhe urimi për fitoren

Donald Trump, kandidati i Partisë Republikane është pranë rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka…

28 mins ago

Rama uron Trump për fitoren e zgjedhjeve: Mezi pres të punojmë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ka uruar Republikanin Donald Tramp (Trump) për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në…

30 mins ago

Franca për zgjedhjet presidenciale në SHBA: Evropa duhet “të marrë fatin e saj në duart e veta”

Evropa duhet të “marrë fatin e saj në duart e veta”, tha përfaqësuesi i qeverisë…

35 mins ago

Zgjedhjet në SHBA- Si siguroi Tramp mandatin e dytë pas 34 akuzave penale?

Republikani Donald Tramp (Trump) ka siguruar fitoren e sigurt në zgjedhjet Presidenciale, duke  u bërë…

36 mins ago

Harris i drejtohet sot amerikanëve, Richmond: Zëri juaj do dëgjohet, numërimi ende s’ka përfunduar

Bashkëkryetari i fushatës së Kamala Harris, Cedric Richmond ka deklaruar se votimi ende nuk ka …

52 mins ago

This website uses cookies.