Lindjet premature / Në Shkodër 7- 8% janë të tilla
Spitali Rajonal i Shkodrës dhe reparti i neonatologjise kanë nisur shkëmbim eksperiencash me spitalin e Firences në Itali. Ky ishte seminari i parë që profesor Enrico zhvilloi në Shkodër, ku temë diskutimi ishte patologjia tek lindjet premature. Në Shkodër 7-8% e lindjeve totale janë premature.
Për mjekun italian është shumë e rëndësishme që të zhvillohet një screen në momentin e lindjes së fëmijës premature.
Lindjet prematurë kanë arsye të ndryshme patologjike përse ndodhin. Megjithatë, si shkak për rritjen e këtyre rasteve mjekët rendisin moshën e madhe të grave kur vendosin të bëhen nëna, tensioni, diabeti dhe hemoragjitë, të cilat çojnë në ndërpreje të shtatzanive. Por, pavarësisht se rastet e lindjeve para kohe janë të larta, vdekshmëria është ulur. Sipas mjekëve kjo i dedikohet formimit profesional te tyre, investimit në pajisje dhe në medikamente.