Lindshmëria në vitin 2024 – Në Shkodër ka patur 20 lindje më shumë se në vitin 2023

lindshmeria saimir selmanaj

Teksa në të gjithë vendin lindshmëria ka rënë me 5% vitin e shkuar, në Shkodër është e kundërta.

Mjeku gjinekolog, Saimir Selmanaj, tregon se përgjatë 2024 ka patur 20 lindje më shumë krahasuar me vitin 2023

Por, pavarsisht ruajtjes se trendit të lindjeve me një vit më parë, dekada e fundit edhe në metropolin verior është shoqëruar me ulje të ndjeshme të lindjeve.

Shkodra, sipas të dhënave të INSTAT,  përfshihet në qytetet me numrin më të lartë të rënies së numrit të lindjeve bashkë me Kukësin, Lezhën dhe Dibrën në 10– të vjeçarin e fundit.

 Nga viti 2013 në vitin 2023 lindjet në shkallë kombëtare kanë shënuar rënie me 37%.

 Kjo ishte rënia më e fortë në 30 vitet e fundit nga viti 1993.

 Shqipëria renditet edhe ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në Europë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.