LINGUISTIKË – I famshmi ”Merriam-Webster” shton 700 fjalë të reja
Fjalori më i famshëm në botë, “Merriam-Webster” njoftoi sot shtimin e 690 fjalëve të reja, përfshirë termat sportive “beast mode”, “bracketology” dhe “GOATED”.
“Ne jemi shumë të emocionuar nga ky grumbull i ri fjalësh”, tha redaktori i “Merriam-Webster”, Peter Sokolowski.
“Shpresojmë që të kemi po aq njohuri dhe kënaqësi në leximin e tyre sa kemi marrë nga përkufizimi i tyre”, shtoi ai.
“Beast mode” – përcakton një stil ose mënyrë jashtëzakonisht agresive ose energjike që dikush si për shembull një atlet, adopton përkohësisht për të mposhtur një kundërshtar në një luftë ose garë.
“Bracketology” është studimi i intervalit të turneut, që i përkasin kryesisht turneut të basketbollit NCAA që fillon në mars, ndërsa “GOATED” – që rrjedh nga termi më i madhi i të gjitha kohërave, përshkruan dikë që është më i miri në atë që bën.
Termat e medias sociale gjithashtu zënë vend të dukshëm në përkufizimet e reja, me shtimin e “thirst trap” -një foto ose video e shpërndarë për të tërhequr vëmendjen, “grammable” -i përshtatshëm për t’u postuar në Instagram, dhe “finsta” – një llogari sekrete ose e fshehtë në Instagram.
Fjalë të tjera të reja që hyjnë në leksikun e botuesit gati 200-vjeçar janë të lidhura me ushqimin, si “chef’s kiss”- një gjest i njohur për këdo që ka gatuar ose shijuar një kryevepër të kuzhinës për të cilën nuk ka fjalë.
“Cheffy” dhe “smashburger” janë gjithashtu në listën e fjalëve të reja, ku e para përshkruan cilësitë e një kuzhinieri profesionist dhe e dyta është procesi i shtypjes së një pete hamburgeri në një skarë të ndezur.
Fjalori i ”Merriam-Webster” aktualisht përfshin rreth 470 000 fjalë.