Slavoj Zizek/ Barbarizmi që Hamasi ka lëshuar mbi Izraelin duhet të dënohet pa kushte, pa “nëse” apo “por”. Masakrat, përdhunimet dhe rrëmbimet e civilëve nga fshatrat, kibuci dhe një festival muzikor ishin një pogrom, duke konfirmuar se qëllimi i vërtetë i Hamasit është të shkatërrojë shtetin e Izraelit dhe të gjithë izraelitët. Thënë kështu, situata kërkon kontekst historik – jo si ndonjë lloj justifikimi, por për hir të qartësisë së rrugës përpara.
Dëshpërimi i palestinezëve
Së pari, të marrim në konsideratë dëshpërimin absolut që karakterizon jetën e shumicës së palestinezëve.
Kujtoni valën e sulmeve të izoluara vetëvrasëse në rrugët e Jerusalemit rreth një dekadë më parë. Një palestinez i zakonshëm i afrohej një hebreu, nxirrte një thikë dhe godiste viktimën, duke e ditur fare mirë se ai ose ajo do të vritej menjëherë.
Nuk kishte asnjë mesazh në këto akte “terroriste”, asnjë thirrje “Palestine e lirë!” As nuk kishte ndonjë organizatë më të madhe pas tyre. Ato ishin vetëm akte individuale të dëshpërimit të dhunshëm.
Gjërat u përkeqësuan kur Benjamin Netanjahu formoi qeverinë e re duke u bashkuar me partitë e ekstremit të djathtë, pro kolonëve që mbrojnë hapur aneksimin e territoreve palestineze në Bregun Perëndimor.
Ministri i ri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, beson se, “E drejta ime, e drejta e gruas sime, e drejta e fëmijëve të mi për të lëvizur lirshëm [në Bregun Perëndimor] është më e rëndësishme se ajo e arabëve”.
Ky është një njeri që më parë ishte ndaluar nga shërbimi ushtarak, për shkak të lidhjeve të tij me partitë ekstremiste anti-arabe që ishin cilësuar si organizata terroriste pas masakrës së arabëve në Hebron në vitin 1994.
Problemet e brendshme të Izraelit
Pas mburrjes së gjatë për statusin e tij si e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme, Izraeli nën qeverinë aktuale të Netanjahut po shndërrohet në një shtet teokratik.
Lista e parimeve bazë të qeverisë aktuale thotë se: “Populli hebre ka një të drejtë ekskluzive dhe të patjetërsueshme për të gjitha pjesët e Tokës së Izraelit. Qeveria do të promovojë dhe zhvillojë vendbanimet e të gjitha pjesëve të Tokës së Izraelit – në Galile, Negev, Golan dhe Jude e Samari.”
Përballë angazhimeve të tilla, është absurde të qortosh palestinezët për refuzimin e negociatave me Izraelin. Programi zyrtar i qeverisë aktuale i heq negociatat nga tavolina.
Disa teoricienë konspiracioni do të këmbëngulin se qeveria e Netanjahut duhet ta ketë ditur se një lloj sulmi po vinte, duke pasur parasysh fuqinë e aftësive të mbikëqyrjes dhe mbledhjes së inteligjencës të Izraelit në Gaza.
Por teksa sulmi sigurisht u shërben interesave të vijës së ashpër izraelite tani në pushtet, gjithashtu hedh dyshime mbi pretendimin e Netanjahut se është “Z. Siguria.”
Në çdo rast, nuk është e vështirë të shihet se të dyja palët – Hamasi dhe qeveria ultra-nacionaliste e Izraelit – janë kundër çdo opsioni paqeje. Secili është i përkushtuar për një luftë deri në vdekje.
Sulmi i Hamasit vjen në një kohë konflikti të madh brenda Izraelit, për shkak të përpjekjeve të qeverisë Netanjahut për të shkatërruar gjyqësorin.
Kështu, vendi është i ndarë midis fundamentalisteve nacionalistë që duan të shfuqizojnë institucionet demokratike dhe një lëvizjeje të shoqërisë civile që është e vetëdijshme për këtë kërcënim, por që heziton të bashkohet me palestinezët më të moderuar.
Tani, kriza e afërt kushtetuese është vënë në pritje dhe është shpallur një qeveri e unitetit kombëtar. Është një histori e vjetër: ndarjet e brendshme të thella dhe në dukje ekzistenciale janë kapërcyer papritur, falë një armiku të jashtëm të përbashkët.
A duhet të ketë një armik të jashtëm për të arritur paqen dhe unitetin në shtëpi? Si mund të thyhet ky rreth vicioz?
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, vë në dukje se ajo q se ajo që i çon gjërat përpara është luftimi i Hamasit duke u afruar gjithashtu palestinezëve që nuk janë antisemitë dhe janë të gatshëm për të negociuar.
Ndryshe nga sa pretendojnë ultra-nacionalistët izraelitë, këta njerëz ekzistojnë. Më 10 shtator, më shumë se njëqind akademikë dhe intelektualë palestinezë nënshkruan një letër të hapur ku “kundërshtonin me vendosmëri çdo përpjekje për të pakësuar, keqinterpretuar ose justifikuar antisemitizmin, krimet naziste kundër njerëzimit ose revizionizmin historik përballë Holokaustit”.
Pasi të kuptojmë se jo të gjithë izraelitët janë nacionalistë fanatikë dhe se jo të gjithë palestinezët janë fanatikë antisemitë, mund të fillojmë të pranojmë dëshpërimin dhe konfuzionin që shkakton shpërthimi i s së keqes.
Mund të fillojmë të shohim ngjashmërinë e çuditshme midis palestinezëve, atdheu i të cilëve u mohohet, dhe hebrenjve, historia e të cilëve është shënuar nga e njëjta përvojë.
Një homologji e ngjashme vlen për termin “terrorizëm”. Gjatë periudhës së luftës hebreje kundër ushtrisë britanike në Palestinë, fjala “terrorist” kishte një konotacion pozitiv.
Në fund të viteve 1940, gazetat amerikane botuan një reklamë me titullin “Letër Terroristëve të Palestinës”, ku skenaristi hollivudian Ben Hecht shkruante: “Miqtë e mi të guximshëm. Ju mund të mos e besoni atë që ju shkruaj, sepse ka shumë pleh në ajër për momentin. Hebrenjtë e Amerikës janë për ju”
Në të gjitha polemikat se kush konsiderohet si terrorist, ekziston masa e arabëve palestinezë që kanë jetuar në një gjendje harresë për dekada.
Kush janë ata dhe cila tokë është e tyre? A janë ata banorë të “Territorit të pushtuar”, “Bregut Perëndimor”, “Judesë dhe Samarisë” apo … Shtetit të Palestinës i cili njihet nga 139 vende dhe ka qenë shtet vëzhgues jo-anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 2012?
Megjithatë, Izraeli, i cili kontrollon territorin aktual, i trajton palestinezët si kolonë të përkohshëm, si një pengesë për krijimin e një shteti “normal” me hebrenjtë si të vetmit vendas të vërtetë.
Palestinezët trajtohen rreptësisht si problem. Shteti i Izraelit nuk e shtriu kurrë dorën e tij drejt tyre, për të ofruar ndonjë shpresë ose duke përshkruar pozitivisht rolin e tyre në shtetin ku ata jetojnë.
Hamasi dhe ata të vijës së ashpër izraelite janë dy anët e së njëjtës medalje. Zgjedhja nuk është një fraksion i vijës së ashpër apo tjetri; është mes fundamentalistëve dhe të gjithë atyre që ende besojnë në mundësinë e bashkëjetesës paqësore.
Nuk mund të ketë kompromis midis ekstremistëve palestinezë dhe izraelitë, të cilët duhet të luftohen me një mbrojtje të plotë të të drejtave palestineze që shkon paralelisht me një angazhim të palëkundur në luftën kundër antisemitizmit.
Sado utopike të tingëllojë kjo, të dy betejat janë një pjesë e mirë. Ne mund dhe duhet të mbështesim pa kushte të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten nga sulmet terroriste. Por ne gjithashtu duhet të simpatizojmë pa kushte gjendjen e dëshpëruar dhe të pashpresë me të cilat përballen palestinezët në Gaza dhe në territoret e pushtuara. Ata që mendojnë se ka një “kontradiktë” në këtë pozicion janë ata që në mënyrë efektive po bllokojnë një zgjidhje. /Përshtatur nga Project Syndicate/
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.