Categories: LajmeSociale

Linja hekurudhore Hani i Hotit-Vorë/Banorët në pritje të investimit, aktualisht treni jashtë funksionit

Prej 5 muajsh linja e trenit në Shkodër është jashtë funksionit. Lëvizja e fundit ishte në 13 qershor kur u mbyllën edhe të martat në Kishën e Shna ndout. Banorët që jetojnë në afërsi të stacionit të trenit në Shkodër shprehin shqetësimin jo vetëm të degradimit të hekurudhës, por së fundmi rikthimin e saj në një vend depozitim mbetjesh për të cilin kërkojnë të merren masa, ndërkohë që rivënja në funksion të trenit do të ishte tejet pozitive për ta. Në fillim të vitit në Shkodër u zhvillua dëgjesa e parë për projektin i cili pritet të tenderohet në janar të vitit të ardhshëm. Vlera totale e projektit është 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare ku vendi ynë ka kërkuar hua. Kështu të paktën 160 milionë euro janë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor, 100 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

5 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

5 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

5 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

6 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

6 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

6 hours ago

This website uses cookies.