Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, Gonzato: Projekt jetik për integrimin e rajonit

Hani i Hotit, Gonzato

Një projekt me rëndësi jetike për integrimin e rajonit e ka konsideruar ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, linjën hekurudhore Vorë–Hani i Hotit.

I pranishëm në ceremoninë për hapjen e garës ndërkombëtare për këtë linjë, Gonzato tha se do të ketë përfitime konkrete jo vetëm për qytetarët shqiptarë. Sipas ambasadorit të BE-së, është e domosdoshme që kryeqytetet e rajonit të jenë të lidhura me njëri-tjetrin.

Ky projekt do të sjellë përfitime jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por edhe rajonit. Lidhja e popujve është vizioni i BE dhe kështu do të bëjmë rilidhjen e qytetarëve shqiptarë me ata të rajonit dhe Europës me mundësi të reja përmes hekurudhës. Elementi më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me kontaktet mes popujve, individëve. Lidhjet ajrore dhe rrugore në rajon janë përmirësuar, pavarësisht që nuk janë në nivelin që duhej të ishin dhe kjo në fakt është pengesë dhe ne duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që kryeqyteteve të rajonit të jenë më të lidhura me njëri-tjetrin.

Kjo nismë që na mbledh sot është pjesë e strategjisë europiane për të zgjeruar rrjetin europian të transportit, TENT në Ballkanin Perëndimor dhe kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet e rajonit është një hap jetik për integrimin rajonal. Ky projekt do të sjellë përfitime konkrete për të gjithë qytetarët, por edhe më shumë turizëm. Kjo është e rëndësishme edhe për marrëveshjen e gjelbër të BE dhe kjo do të jetë pjesë e objektivave të Shqipërisë sepse linjat hekurudhore me energji elektrike do të promovojnë linja të reja transporti. Pres që të kemi edhe projekte të tjera të këtij lloji në të ardhmen”, tha Gonzato.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi edhe zv.kryeministre, Belinda Balluku, shpjegoi se linja e re do të ketë një gjatësi prej 120 kilometrash dhe parashikohet të përshkohet me një shpejtësi 120 km/orë për 2 orë mesatarisht.

Fluksi vjetor në linjën hekurudhore vlerësohet të arrijë në 2,3 milionë pasagjerë ose 900 mijë tonë ngarkesa mallrash në vit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.