Lajme

Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, Gonzato: Projekt jetik për integrimin e rajonit

Një projekt me rëndësi jetike për integrimin e rajonit e ka konsideruar ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, linjën hekurudhore Vorë–Hani i Hotit.

I pranishëm në ceremoninë për hapjen e garës ndërkombëtare për këtë linjë, Gonzato tha se do të ketë përfitime konkrete jo vetëm për qytetarët shqiptarë. Sipas ambasadorit të BE-së, është e domosdoshme që kryeqytetet e rajonit të jenë të lidhura me njëri-tjetrin.

Ky projekt do të sjellë përfitime jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por edhe rajonit. Lidhja e popujve është vizioni i BE dhe kështu do të bëjmë rilidhjen e qytetarëve shqiptarë me ata të rajonit dhe Europës me mundësi të reja përmes hekurudhës. Elementi më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me kontaktet mes popujve, individëve. Lidhjet ajrore dhe rrugore në rajon janë përmirësuar, pavarësisht që nuk janë në nivelin që duhej të ishin dhe kjo në fakt është pengesë dhe ne duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që kryeqyteteve të rajonit të jenë më të lidhura me njëri-tjetrin.

Kjo nismë që na mbledh sot është pjesë e strategjisë europiane për të zgjeruar rrjetin europian të transportit, TENT në Ballkanin Perëndimor dhe kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet e rajonit është një hap jetik për integrimin rajonal. Ky projekt do të sjellë përfitime konkrete për të gjithë qytetarët, por edhe më shumë turizëm. Kjo është e rëndësishme edhe për marrëveshjen e gjelbër të BE dhe kjo do të jetë pjesë e objektivave të Shqipërisë sepse linjat hekurudhore me energji elektrike do të promovojnë linja të reja transporti. Pres që të kemi edhe projekte të tjera të këtij lloji në të ardhmen”, tha Gonzato.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi edhe zv.kryeministre, Belinda Balluku, shpjegoi se linja e re do të ketë një gjatësi prej 120 kilometrash dhe parashikohet të përshkohet me një shpejtësi 120 km/orë për 2 orë mesatarisht.

Fluksi vjetor në linjën hekurudhore vlerësohet të arrijë në 2,3 milionë pasagjerë ose 900 mijë tonë ngarkesa mallrash në vit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Historike për KosovënShqipëri – Andorra, Policia e Shtetit publikon masat për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, rrugët që bllokohen

Policia e Shtetit, publikoi të dielën planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, Shqipëri…

4 hours ago

Historike për Kosovën, ngjitet në Ligën B

Arritje historike. Një fitore 3-1 dhe… Kosova e sheh veten në Ligën B të Ligës…

4 hours ago

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet, gati për Andorrën

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për…

4 hours ago

Itali e çmendur, por… në “Final Four” shkon Gjermania

Nuk ka Final Four të Ligës së Kombeve për Italinë e Spallettit, që në Dortmund,…

4 hours ago

Liga e Kombeve: gjysmëfinalet do të jenë Gjermani-Portugali dhe Spanjë-Francë

Janë përcaktuar gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Portugalia do të sfidojë Gjermaninë(gjermanët mundën Italinë), përmbysi…

4 hours ago

Moti me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

4 hours ago