Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, nënshkruhet marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka nënshkruar sot marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për projektin e ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.
Me anë të një postimi ne Facebook, ministrja Balluku shkruan se, “ky projekt ka një rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.
Sakaq bëhet e ditur se ky projekt është një linjë me gjatësi 120 kilometra, i cili do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe edhe të mallrave.
“Nënshkruam marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve, një tjetër partner me Qeverinë Shqiptare në projektin tonë madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Një linjë me gjatësi 120 kilometra, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, i cili do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe të mallrave. Pas Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor. BEI mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e hekurudhore”, shkruan Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku