Categories: AktualitetLajme

Linjë kabllore nënujore me Egjiptin, Rama: Gur kilometrik në rrugën drejt Shqipërisë 2030

Projekt marramendës, e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama marrëveshjen e lidhur sot mes kompanisë 4iG dhe Telecom Egypt për linjën kabllore nënujore mes Shqipërisë dhe Egjipti.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ky projekt do të jetë një gur kilometrik në rrugën drejt Shqipërisë 2030.

Kompania që në Shqipëri aktualisht zotëron dhe administron kompaninë ONE dhe sot vjen si një partner i qeverisë për të ndërtuar këtë lidhje të p[arë ndërkontinentale të Shqipërisë që do të kthehet në një pikë kyçe për transportin e shpejtë dhe të sigurtë të të dhënave përmes një fibre optike lidhëse mes Shqipërisë dhe Egjiptit duke i dhënë, mundësi vendit tonë të garantojë akses në këtë autostradë të re digjitale të Mesdheut për një sërë vendesh të Europës Qendrore. Nga një anë Ky është projekt i mirëseardhur se rrit në mënyrë domethënëse masën e mozaikut të projekteve që po bëjmë për transformimin e Shqipërisë në një vend kampion për inovacionin, por nga ana tjetër edhe për besimin e sipërmarrjes  në tërësi, një besim që rritet vit pas viti dhe që gjen shprehje në këtë rast përmes kompanisë 4IG që zgjodhi Shqipërinë si pikë referimi për këtë projekt shumë ambicioz.

Projekti në parim nuk ka shifra marramendëse, por në thelbin e vetë, është projekt marramendës për nga impakti dhe vlera që do krijojë.

Gur kilometrik në rrugën drejt Shqipërisë 2030 dhe do pasohet me projekte të përmasave dhe ambicies së këtij niveli”, tha Rama.

Shqipëria dhe Egjipti do të kenë një linjë kabllore nënujore duke u bërë pjesë e një rrjeti global të komunikimit të të dhënave si dhe të rrisë konkurrencën në tregjet ndërkombëtare. Marrëveshja u nënshkrua më herët mes kompanisë 4iG dhe Telecom Egypt dhe sot (5 shkurt) u firmos edhe marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë 4iG për ndërtimin e linjës kabllore nënujore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.