Lionel Messi fiton “Topin e Artë”/ Argjentinasi koleksionon trofeun e 8-të në karrierën e tij
Nuk ka patur asnjë surprizë në ceremoninë e “Topit të artë”. Lionel Messi ka fituar trofeun e 8- të të karrierës së tij, si asnjë tjetër para tij dhe vështirë që ti afrohet kush as në vitet e ardhshme. “Pleshti” ka fituar garën finale me Haland dhe Mbape, duke ngritur lart trofeun që iu dha nga Bekam.
Mesa duket, për fitoren e trofeut ka ndikuar botërori i dhjetorit të kaluar, ku Argjentina e udhëhequr pikërisht nga Messi, u shpall kampione bote. Trofeu i 8- të është tregues i hegjemonisë së Messit në këtë epokë që jetojmë, duke u shkëputur tashmë edhe nga rivali i përjetshëm për këtë trofe, Kristiano Ronaldo.
Në total, Lionel Messi ka fituar 98 trofe gjatë gjithë karrierës së tij. Si lojtar i Barcelonës, ai mori 35 trofe gjatë ecurisë së tij 17-vjeçare me ekipin e parë. Ai gjithashtu ka fituar mbi 50 trofe individual.
Eventi “Topi i Artë” ka dhënë edhe trofetë e tjera, të zakonshme që akordohen çdo vit. “Topi i artë” për femra u fitua nga spanjolja Aitana Bonati, lojtari i ri më i mirë u shpall Bellingham, portieri më i mirë u vlerësua argjentinasi Emiliano Martinez, ndërsa çmimi i bamirësisë iu dha Vinicius-it.
Golashënuesi më i mirë Erling Haaland, ku sulmuesi i Manchester Cityt realizoi jo por 56 gola. Pas fitimit të Champions League, skuadra më e mirë është parë e arsyeshme të vlerësohet Manchester City.