Lajme

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i natyrës ofron pamje spektakolare.

Në tre muajt e dimrit është totalisht i ngrirë. Dhuron pamje spektakolare dhe ofron mundësi për të ushtruar sporte dimërore.

Por për të mbërritur deri aty është e vështirë, shkak infrastruktura. 

Në dimër çdo gjë është e ngrirë, e veshur nga akulli.

Nëse në muajt e ngrohtë mund të notosh në të, në dimër mund të ecësh mbi të.

Udhërrëfyesi Alban Xhaferi, tregon për RTSH se “ në tre muaj të sezonit dimëror është komplet i ngrirë. Lëvizshmëria është më e radhë për shkak të kushteve dhe infrastrukturës sepse bëhet e dendur me dëborë. Thellësia maksimale është 16 metër dhe si sipërfaqe është rreth 7 hektarë”  

Vizitorët në këto anë janë të paktë në dimër për disa arsye, si mungesa e promovimit, rruga e vështirë në disa segmente dhe mungesa e strukturave akomoduese.

Udhërrëfyesi Alban Xhaferri thotë se liqeni mund të kthehet në pistë patinazhi nëse do të kishte shumë pak investim.

Duhet më shumë masa nga administrata de pushteti lokal dhe në çdo stinë kjo zonë mund të bëhet e aksesueshme për turistët”.

Interesi i turistëve për të vizituar Liqenin e Kallabakut dhe të gjithë zonën duket se është më i lartë në stinën e verës.

Kryesisht turistët vijnë më shumë gjatë verës për shkak se bëhet dhe hajking duke kaluar nga “Shtegu i Ngjyrave” dhe vazhdojmë të bëjmë kajak në këtë liqen ku ndodhemi tashmë.

Autoritetet kanë menduar të shfrytëzojnë këtë bukuri natyrore duke ndërhyrë në Pjesën e mbetur të pa rregulluar të rrugës, nga Novosej deri te liqeni i Kallabakut  pritet të asfaltohet, duke krijuar më shumë mundësi për këtë zonë turistike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

24 minutes ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

25 minutes ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

27 minutes ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

30 minutes ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

1 hour ago

Berisha në Gjermani takon kandidatin për kancelar: Ogur i bardhë për fitoren e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjesë në Kongresin e 37-të të CDU,…

1 hour ago

This website uses cookies.