Lajme

Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna të mbrohen nga UNESCO, projekt i organizatave mjedisore në Shqipëri, Mal të Zi

Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna synohet të jenë pjesë listës së trashëgimisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO  si “Zonë rezervë biosferë”. Ky është një projekt që ka angazhuar organizatat mjedisore dhe aktorë vendorë nga Shqipëria dhe Mali i Zi, me qëllim ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të këtyre ekosistemeve të rëndësishme ndërkufitare. Sipas Aurora Piroviq, drejtuese e një prej organizatave mjedisore të Shkodrës e përfshirë në këtë proces, aktualisht po punohet për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimin në UNESCO.

Është një projekt që ka startuar vite më parë, mes organizatave EIDEN në Tiranë dhe organizatës ENPRO në Malin e Zi përfshirë dhe organizata të tjera lokale si dhe institucione të tjera të dy shteteve. Po punohet për përgatitjen e dosjes për shpalljen e Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna zonë rezervë biosferë në UNESCO”, u shpreh Aurora Piroviq, Biologe, aktiviste mjedisore.

Përveçse një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar, ky projekt synon të sjellë ndikim pozitiv për komunitetet vendase duke krijuar mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me Programin e UNESCO-s për Njeriun dhe Biosferën. Nëse shpallet zonë e mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna do të përfitojnë nga standarde më të larta menaxhimi dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

Blerti Delija

Recent Posts

Ekstradohet nga Spanja 30-vjeçari / Fabion Gjoni nga Malësia e Madhe, në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar…

4 minutes ago

Imam Sytari: Gjeni shpresë në agjërim – Myftiu i Shkodrës mesazhin e parë për Ramazan e ka për të rinjtë

Muaji i Ramazanit, përveç agjërimit, përkushtimit ndaj Zotit, është edhe një periudhë mesazhesh të vlefshme.…

9 minutes ago

42 mijë zgjedhësve nga diaspora iu refuzohet aplikimi, Celibashi kërkon shtyrjen e afatit të regjistrimit

Ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë afat për regjistrimin e diasporës në Platformën Elektronike të…

28 minutes ago

Duetet më të paharrueshme muzikore të të gjitha kohërave

Disa nga këngët më të paharrueshme dhe të dashura të muzikës kanë lindur nga bashkëpunimi…

30 minutes ago

Dita Botërore e kafshëve të egra, ndërgjegjësimi për mbrojtjen e specieve të rrezikuara

Më 3 Mars, shënohet Dita Botërore e Kafshëve të Egra, një ngjarje që ka për…

31 minutes ago

Berisha në SPAK: Prokuroria politike merr fund më 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të…

36 minutes ago

This website uses cookies.