Categories: LajmeSociale

“Liria e medias nën kërcënim global”, reagon Rama: Marrim masa për përmirësimin e mjedisit mediatik

Pas alarmit të ngritur nga Reporterët pa Kufij mbi përkeqësimin e lirisë së shtypit në Shqipëri, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ka bërë me dije se raporti do të analizohet me kujdes dhe do të ndërmerren veprimet e nevojshme për përmirësimin e mjedisit mediatik, mbrojtjes së lirisë së informacionit, luftës ndaj dezinformimit dhe forcimit të të drejtave të gazetarëve.

Rama shprëhu shqetësimin nga gjetjet kryesore të raportit se liria e medias është nën kërcënim globalisht.

Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve”, shkruan Rama në rrjetin social X.

Më tej, Rama garantoi se qeveria do marrë përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, theksoi kreu i qeverisë.

Organizata “Reporterët pa kufij” në raportin e përvitshëm bëri me dije se Shqipëria ka shënuar përkeqësim në lirinë e shtypit duke bërë që vendi ynë të renditet i fundit mes vendeve të rajonit në Ballkanin Perëndimor që është kandidate për në BE.

“Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian. Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta“, thuhej në raport.

Raporti theksoi se në Shqipëri liria e shprehjes dhe pavarësia e medias “kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor me të meta dhe rregullore partiake. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.