Lirimi i parkingjeve të “PAK”, Shoqata e Invalidëve Para-Tetraplegjikë përshëndet aksionin e policisë bashkiake
Personat me aftësi të kufizuar në Shkodër përshëndesin aksionin e policisë bashkiake për lirimin e parkingjeve dedikuar kësaj kategorie, që më përpara iu është mohuar kjo e drejtë, sepse vendparkimet ziheshin nga shoferë të papndërgjegjshëm. Kreu i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë, Saimir Beqiri thotë se është bërë një punë e mirë edhe në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke krijuar lehtësira për lëvizjen e tyre.
Ajo që po shqetëson momentalisht, personat që lëvizin me karroca me rrota është bllokimi i rampave nga automjetet siç është në këtë rast.
Në Shkodër numërohen rreth 450 persona me aftësi të kufizuara, të cilët janë të anëtarësuar në Shoqatën e Inavlidëve Para-Tetraplegjike.Për kryetarin e kësaj shoqate mbështetja e institucioneve duhet të jetë më e madhe pasi nevojat e tyre janë të shumta.