Lirohet nga burgu ish-polici, Jeton Lami, ishte dënuar pasi shoqëronte të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj
Në një kohë kur ende nuk është zbardhur misteri i zhdukjes së biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, ish-oficeri i Operacionales në Policinë e Shtetit, Jeton Lami ka lënë qelinë e burgut.
Ish-polici i cili shoqëronte të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj, e ka përfunduar masën e dënimit me 2 vite e 10 muaj burgim, të dhënë nga gjykata e Lezhës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vendim që ishte lënë në fuqi dhe nga Apeli i Tiranës.
Për shkak të vuajtjes së plotë të dënimit me burg, Gjykata e Lezhës mësohet se ka urdhëruar shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” të vendosur në fund të muajit Gusht 2022 ndaj Jeton Lamit, duke e lënë atë të lirë.
Ky i fundit ishte personi dhe polici i fundit që natën e zhdukjes të 6 Gushtit, transportoi me një “Audi” Ervis Martinaj nga Tirana në Vorë.
Lëvizjet e fundit të Martinaj nën shoqërinë e Jeton Lamit, janë identifikuar në ambientet e hoteli në Durrës ku më pas i shumërkërkuari është larguar nën shoqërinë e një automjeti tjetër në zonën e Shijakut, dhe pikërisht në këtë zonë humbin të gjitha gjurmët e tij.