Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiq, i konfiskohet pasaporta. I ndalohet hyrja në Kosovë

0e58f5b0f3e94c87921b2f60d665db7d

0e58f5b0f3e94c87921b2f60d665db7d

Milan Radoiçiq është liruar nga paraburgimi, ndërsa i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar largimi jashtë Serbisë si dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Gjykata e Lartë në Beograd përmes një deklarate për mediat ka bërë të ditur se pasi ka dëgjuar të pandehurin Radoiçiq (i cili akuzohet për drejtimin e grupit terrorist serb në sulmin e Banjskës së 24 shtatorit) për arsyet e caktimit të paraburgimit, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për ta lënë në paraburgim.

Në të njëjtën kohë, të pandehurit Milan Radioçiq i është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga vendbanimi, i është ndaluar të largimi nga territori i Republikës së Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës dhe është urdhëruar që çdo datë 1 dhe 15 të muajit të paraqitet në organin kompetent në stacionin policor. Të pandehurit i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë si dhe është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse shkel ndalesat dhe detyrimet e vendosura”, thuhet më tej në deklaratën e Gjykatës së Lartë në Beograd.

Ndërkaq, më 30 shtator, Radoiçiq iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore të Serbisë dhe në cilësinë e tij si qytetar dha deklaratë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për sulmin terrorist serb në Banjskë, të 24 shtatorit, në veri të Republikës së Kosovës.

Më 26 shtator, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi një video, ku deklaroi se një burrë i veshur me uniformë dhe armë në duar, i cili ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, është Radoiçiqi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.