Lirohet nga regjimi iranian gazetarja italiane, Cecilia Sala

Cecilia Sala

Cecilia Sala, gazetarja italiane e ndaluar në Iran që prej 19 dhjetorit, po kthehet në Itali.

Ka qenë Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ajo e cila ka bërë me dije lajmin dhe ka vënë në dijeni edhe prindërit e gazetares Sala.

“Aeroplani që çoi në shtëpi gazetaren Cecilia Sala u nis nga Teherani pak minuta më parë. Falë punës intensive në kanalet diplomatike dhe inteligjente, bashkatdhetari ynë është liruar nga autoritetet iraniane dhe po kthehet në Itali. Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për të bërë të mundur kthimin e Cecilia-s, duke e lejuar atë të përqafojë sërish familjen dhe kolegët e saj”, ka deklaruar Meloni.

29-vjeçarja, Cecilia Sala, reporterë për Il Foglio, u arrestua më 19 dhjetor në hotelin e saj në kryeqytetin iranian, një ditë pasi ajo prezantoi një podcast për Chora Media për një komediane iraniane të burgosur.

Gjatë orëve të fundit ka pasur një përshpejtim të papritur të procedurave për lirimin e saj, falë punës diplomatike të kryer nga Italia, edhe me bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.