Lajme

Lista me 10 emra- SHBA, Blinken: Altin Dumani shpallet kampion në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, është shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kampion në listën me 10 emra për luftë kundër Korrupsionit. Vlerësimi është bërë të hënën (9 Dhjetor) në Departamentin e Shtetit nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken.

Ky vlerësim u bë në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Sekretari Blinken, në fjalën e tij, tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pasi, sipas tij, “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit”.

“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe do ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por kjo krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, theksoi Blinken në fjalën e tij gjatë ceremonisë.

Sipas tij, Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK), e cila ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe është një nga njerëzit më të besueshëm dhe drejton institucionin me të besueshme në Shqipëri”.

Teksa vlerësoi me tituj edhe 9 të pranishmit e listës, Sekretari Blinken u shpreh:

“Ne prandaj kemi vendosur sistemin ‘non grata’, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëazakonshme, pasi kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”.

Ambasada e SHBA: Urime Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit

Nga ana e saj edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet zyrtare të saj sociale, i ka shprehur urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit.

“Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

14 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

14 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

14 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

14 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

14 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

14 hours ago

This website uses cookies.