Listat e PD, Berisha: Kandidatët, nga konsulta demokratike e anëtarëve të partisë

Listat e PD, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, një ditë pas publikimit të tyre. Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se emrat e kandidatëve kanë dalë nga vota dhe konsulta “demokratike e anëtarëve të PD”. Ai i vlerësoi listat e PD dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë” si “më përmbajtësoret dhe cilësoret”.

Shqiptarët, panë një garë mahnitëse. Kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze. Nuk erdhën nga Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por erdhën nga vota nga konsulta demokratike e anëtarëve të PD. Shqiptarët, panë në listën e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore një koalicion më të gjerë që ka ndodhur ndonjëherë, koalicion i cili është faktor madhor i fitores më 11 maj, pasi anëtarët e kësaj aleance përfaqësojnë mbi 26% të votave të të gjithë shqiptarëve, pa PD këtu. Shqiptarët, panë në këto lista ekspertë ndër më të shquarit nga bota akademike, nga biznesi, nga institucione të pavarura të shoqërisë civile, nga diaspora. Kurrë ndonjëherë një listë e tillë, kaq përmbajtësore, kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar”, tha Berisha.

Sipas kryedemokratit, mes kandidatëve të  koalicionit janë politikanë me eksperiencë dhe promotorë kauzash të ndryshme.

Shqiptarët, pra, panë mbrëmë kontrastin e jashtëzakonshëm midis kandidatëve të opozitës të ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’. Ndër ta politikanë me eksperiencë dhe të përkushtuar, promotorë të kauzave të drejta dhe të mëdha të qytetarëve shqiptarë panë në listën e koalicionit e ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’ djem, vajza, burra dhe gra që kanë bërë një qëndresë epike gjatë këtyre 4 viteve të narkoshtetit, dhe jo vetëm narkoshtetit, por dhe mafies më të rrezikshme të planetit, mafies sorosiane. Betejë kjo, për dinjitetin kombëtar. Betejë kjo, për familjen dhe vlerat e saj. Betejë kjo, për sovranitetin e vërtetë të brendshëm të një vendi. Shqiptarët, panë mbrëmë listën e përfaqësuesve të tyre, të cilët në një seri të pafundme denoncimesh i bënë autopsi regjimit më të korruptuar të Europës, dhe ndër më të korruptuarit në botë. Bënë avokatinë e interesit publik në parlament dhe kudo”, deklaroi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.